Ballina Flash

Tomini: Në Shqipëri qarkullon varianti BA5 i Omicron

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini informoi sot se në vend po qarkullon varianti BA4 dhe më shumë ai BA5 i Omicron.

“Ne konfirmojmë prezencën e varianteve BA4 dhe BA5 në vend. Pas konfirmimit të mostrave pozitive në laboratorin e ISHP-së, 230 prej tyre u dërguan në laboratorin e referencës në Gjermani. Nga totali, mbi 83% ishin BA5 dhe një përqindje e vogël, rreth 4% ishte BA4”, tha Tomini në një prononcim për mediet.

Sipas saj, vijon një pozitivitet i lartë i prezencës së rasteve me COVID-19 në 24 orë.

“Ky pozitivitet reflektohet edhe me prezencën e rasteve spitalore që kanë klinikë dhe sëmundje bashkëshoqëruese, duke rënduar klinikën. Ndalesa e dozave të vaksinimit apo mosvaksinimi i plotë, na japin një tablo klinike më të rënduar të rasteve”, tha Tomini.

/m.m/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJENEVE – OBSH: Rastet e lisë së majmunit në rënie në mbarë botën
Artikulli tjetërMasat e Policisë shmangën kaosin me mjetet gjatë pelegrinazhit në Tomor