Ballina Ekonomi

Shtyhet censi i popullsisë dhe banesave

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Instituti i Statistikave (INSTAT) njoftoi sot shtyrjen e aktivitetit të grumbullimit të të dhënave në terren për censin e popullsisë dhe banesave për vitin e ardhshëm.

INSTAT thekson se në kushtet e mossigurimit në kohë të mjeteve të nevojshme për grumbullimin e informacionit në terren, është i pamundur realizimi i këtij aktiviteti.

Instituti i Statistikave konfirmoi se mbetet i vendosur në objektivin e tij për të kryer censin e popullsisë dhe banesave në përputhje me standardet dhe rekomandimet e Kombeve të Bashkuara dhe Zyrës Statistikore të Bashkimit Evropian (Eurostat).

/m.m/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakValteri: Ilir Metën deri tani e ka ruajtur manteli i pushtetit
Artikulli tjetërDrejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike, 1 në pranga në Tiranë