Ballina Flash

Punë e përditshme për pastrimin e territorit në Lezhë

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Pastrimi i territorit vijon të mbetet prioritet i bashkisë së Lezhës, e cila veç qytetit e zonës bregdetare është fokusuar edhe në pastrimin përgjatë akseve rrugore.

Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu ndau sot foto në rrjetet sociale nga aksioni i pastrimit territorit, i cili është shtrirë edhe përgjatë vijës bregdetare.

Sipas Ndreut, kjo është një punë e përditshme për të mbajtur një ambient të pastër.

Mbulimi me shërbim i gjithë territorit, frekuenca e shtuar e pastrimit në raport me mbetjet që gjenerohen, si dhe vëmendja e veçantë që i kushtohet plazheve të Shëngjinit dhe Tales gjatë sezonit veror, ka bërë të mundur që Lezha të jetë gjithnjë e më e pastër.

Po ashtu, një sistem tërësisht i ri për menaxhimin e mbetjeve po zbatohet në çdo njësi administrative të bashkisë së Lezhës.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Euro bie nën vlerën e dollarit
Artikulli tjetërVeliaj: Shkolla e re “Lekë Gjiknuri” në Tiranë hap dyert në shtator