Ballina Ekonomi

Certifikata e re e kontrollit teknik, sistemi i ri përditëson kilometrazhin

TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bëri të ditur se sistemi i ri për kontrollin teknik të mjeteve që është vënë në përdorim, i jep fund abuzimit me odometrin, pasi përditëson statusin e kilometrazhit dhe nxjerr historikun.
DPSHTRR informon se certifikata e re e kontrollit teknik që lëshohet në çdo qendër kontrolli teknik, është tashmë e një modeli tërësisht evropian.

Në certifikatën e re të kontrollit teknik janë shtuar tregues të elementeve si kilometrazhi për pesë kontrolle teknike të mjetit (historiku i odometrit ndër vite), për një periudhë prej 10 (dhjetë) vite, vendi/data e kryerjes së kontrollit teknik, kategoria e mjetit, rezultati i testimit, si dhe QR Code për siguri e verifikim të lehtë, si edhe barkodet.

Kjo, sipas DPSHTRR-së, ndikon në rritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimit për qytetarin, mbrojtjen e konsumatorit e të tregut automotiv, si edhe standardizimit të proceseve e sistemeve të kontrollit të flotës.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Kina teston edhe peshqit për frenimin e pandemisë
Artikulli tjetërVakanca në Gjykatë Kushtetuese, Gjykata e Lartë vendos më 12 shtator