Ballina Flash

Transportonte 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohet autori

TIRANË, 13 gusht /ATSH-I.Vata/-Drejtoria e Policisë Vendore Korçë ka vijuar operacionin policor “Perimetri 189” duke bërë të mundur arrestimin e një shtetasi, pasi u kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP) Korçë, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit E. V., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë. Shërbimet e Policisë e kanë kapur këtë shtetas, në dalje të qytetit të Pogradecit, duke transportuar me mjetin tip “Opel”, në drejtim të Tiranës, 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”, thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMusine Kokalari, disidentja e parë e regjimit komunist
Artikulli tjetërRama: Shqipëria i kërkon KiE-së të shpallë të pabazuara akuzat e Dick Marty