Ballina Flash

Margariti: 2 herë më shumë vizitorë në objektet e trashëgimisë kulturore se një vit më parë

TIRANË, 5 gusht /ATSH-I.Vata/ Ministrja e Kulturës Elva Margariti deklaroi sot se numri i vizitorëve në objektet e trashëgimisë kulturore u dyfishua në krahasim me një vit më parë.

Ajo tha se monumentet po bëhen gjithnjë e më ftues për vizitorët.

“Në 6-mujorin e parë të këtij viti, numri i vizitorëve në objekte të trashëgimisë kulturore ka qenë dy herë më shumë se në vitin 2021”, theksoi Margariti.

Sipas statistikave të Ministrisë së Kulturës në vitin 2020 objektet e trashëgimisë kulturore u vizituan nga 42,538 vizitorë, në vitin 2021 nga 106,534 ndërsa në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, numri i vizitorëve arriti në 213,519 ose dy herë më shumë se një vit më parë në të njëjtën periudhë.

Ministria e Kulturës përveç projekteve të rijetësimit të siteve të trashëgimisë kulturore, ka ndërmarrë edhe nismën për popullarizimin e tyre duke i hapur falas për qytetarët të dielën e fundit të çdo muaji.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVideomesazh i ambasadores së BE-së: Shqipëria, kapitull i ri në rrugën e anëtarësimit
Artikulli tjetër“Ish-lideri shqiptar i etiketuar për korrupsion”, DASH përmend sulmin mbi selinë e PD dhe 21 Janarin