Ballina Aktualitet

Boçi: Inceneratori i Elbasanit duhet të ishte funksional

TIRANË, 4 gusht /ATSH-I.Vata/ Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, nga inceneratori i Elbasanit deklaroi se, ky incenerator duhet të ishte funksional dhe në pronësi publike qysh prej një viti.

Në një deklaratë për mediet, Boçi shprehet se “edhe sipas kontratës korruptive që Edi Rama ka miratuar, në kundërshtim me qëndrimin e Agjencisë së Prokurimeve Publike (APP), inceneratori do të duhet të ishte funksional dhe në pronësi publike qysh prej një viti”.

Boçi u shpreh se “Rama, Ahmetaj, Agaçi, Veliaj, krijuan grup të strukturuar kriminal, me qëllimin për të përlarë 430 milionë euro së bashku me sekserët Zoto-Gugallja-Mertiri.

“Nuk pyetën as për ligj, as për procedura dhe 8 vite më pas, asnjë incenerator nuk funksionon. Ne mendojmë se inceneratorët janë megaaferë, ku Edi Rama ndan paratë me Agaçin, Ahmetajn, Veliajn, Zoton, Mërtirin dhe Gugallen, ndaj nuk ndalohen pagesat dhe ndaj drejtësia nuk sekuestron produktet e krimit”, shprehet ai. /a.a/ /i.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta vizitë ngushëllimi në familjen Avdia
Artikulli tjetërFOKUS – Ukraina dhe Rusia raportojnë humbje të mëdha në Donetsk