Ballina Aktualitet

Rama: Himara, shembull në pastrimin e territorit

TIRANË, 1 gusht/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama, në një takim me drejtues të pushtetit vendor, vlerësoi punën e deritanishme që është bërë në kuadër të sezonit veror.

Kryeministri theksoi se “ky sezon ka disa përmirësime shumë pozitive, si rezultat i angazhimit tuaj përgjatë vijës bregdetare në drejtim të pastërtisë”.

“Është shumë shembullore Himara, për çudinë time të madhe, sepse ka qenë bashkia më problematike e vijës bregdetare. Siç e kam kritikuar publikisht kryetarin e bashkisë së Himarës, dua ta falënderoj publikisht sot, se nuk kam rrugë tjetër”, tha Rama.

Në vijim, Kryeministri vlerësoi se punë të jashtëzakonshme ka bërë Durrësi, punë shembullore Lezha dhe me radhë të tjerët deri në Sarandë, ku situata është më e mirë sesa ka qenë.

“Kemi një sistem të konsoliduar të shërbimeve shëndetësore. Numri i vizitave dhe shërbimeve të bëra në gjithë sistemin e ngritur është rritur si pasojë e sensibilizimit. Performanca e gjithë sistemit është pozitive dhe kjo është meritë e veçantë e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale”, tha Rama.

Po ashtu, Kryeministri theksoi se siguria është në një nivel më të mirë se çdo vit tjetër.

“Forcat e policisë janë të angazhuara në sigurimin në tërësi të gjithë sezonit”, tha ai.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Kosova të jetë e angazhuar në dialogun me Serbinë
Artikulli tjetërBumçi: Serbia t’u përmbahet marrëveshjeve në kuadër të dialogut me Kosovën