Ballina Aktualitet

PD: SPAK të hetojë kontratat e Anton Gjinajt

TIRANË, 30 korrik/ATSH/ Sekretarja për Transparencën, Luftën kundër Korrupsionit në Partinë Demokratike, Ledina Mandia tha sot se “SPAK ka sekuestruar pasuritë e shtetasit Anton Gjinaj, me dyshimin se vjen nga aktivitete kriminale në Shqipëri dhe Spanjë”.

Në një deklaratë për mediet, Mandia theksoi se “i njohuri si Anton Gjinaj, Pashuk Gjini apo Pashk Rrapi, nuk është një i dyshuar për narkotrafik dosido. Ai, si shumë të dyshuar apo të provuar të tjerë, është ‘djalë për shpirt’ i pushtetit dhe bashkive socialiste të Edi Ramës”.

“Nga një hulumtim i zyrës së anti-korrupsionit të Partisë Demokratike, na rezulton se firma e këtij individi, “Alessio 2014” ka marrë miliona euro në tendera dhe kontrata. Ai është sidomos i parapëlqyeri i bashkive socialiste, të njohura si gjeneratorë aferash të dyshimta, dhe të provuara në vjedhje seriale. Bashkia Tiranë, bashkia Krujë, Bashkia Durrës dhe bashkia Lezhë, në 13 raste i kanë ofruar punë publike “Alessio 2014” dhe pronarit të saj Gjinaj, i dyshuar gjerësisht, edhe para urdhrit të SPAK, për pëfshirje në aktivitete të paligjshme”, tha Mandia.

Mandia u shpreh se “Partia Demokratike,i bën thirrje SPAK të fusë në fokus të hetimit edhe tenderat dhe kontratat e Anton Gjinajt. Hetimi i aktivitetit të paligjshëm të narkotrafikut është vetëm njëra anë e historisë së këtij individi”.

/k.s/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIRAN – Dhjetëra viktima dhe të zhdukur pas stuhive
Artikulli tjetërKushi: Marrëveshje e re për njohjen e diplomave dhe gradave shkencore me Greqinë