Ballina Flash

F1 – Hungaria, stacioni i radhës

Hungaria do të presë garën e 13-të të sezonit në Kampionatin Botëror të Formula 1.

Çmimi i Madh i Hungarisë, do të zhvillohet me 70 xhiro në Pistën Hungaroring, e gjatë 4,3 kilometra, në kryeqytetin Budapest.

Xhirot për renditjen do të fillojnë nesër në orën 16:00, ndërsa gara do të zhvillohet të dielën më 31 korrik në orën 15:00.

Deri më tani, Max Verstappen nga Red Bull ka fituar shtatë gara, Charles Leclerc nga Ferrari tri, ndërsa Sergio Perez nga Red Bull dhe Carlos Sainz nga Ferrari nga një garë.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:

– Klasifikimi i pilotëve

1. Max Verstappen (Holandë): 233 pikë

2. Charles Leclerc (Monako): 170

3. Sergio Perez (Meksikë): 163

4. Carlos Sainz (Spanjë): 144

5. George Russell (Britani e Madhe): 142

– Klasifikimi i ekipeve

1. Red Bull: 396

2. Ferrari: 314

3. Mercedes: 270

4. Alpine: 93

5. McLaren: 89    /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJKKO sekuestron 4 pasuri të paluajtshme në Lezhë
Artikulli tjetërPërkujtohet Prek Cali, i pushkatuar nga diktatura