Ballina Bota

KIEV – Ukraina emëron prokurorin e ri kundër korrupsionit

KIEV, 28 korrik /ATSH-DPA/- Qeveria ukrainase ka emëruar një prokuror të ri kundër korrupsionit pasi posti ka mbetur vakant për gati dy vjet, njoftoi sot kreu i zyrës presidenciale, Andrii Yermak në Telegram.

Oleksandr Klymenko, 35 vjeç, u emërua prokurori i ri i shtetit, i cili më parë ka punuar si hetues në zyrën kombëtare kundër korrupsionit.

Ukraina është nën presion për të luftuar korrupsionin, i cili shihet si endemik në vend. Kombet e industrializuara të Grupit të Shtatë (G7) bënë thirrje për emërimin e një zyrtari kundër korrupsionit pasi paraardhësi i Klymenkos, Nazar Kholodnytsky dha dorëheqjen në gusht 2020.

Posti ndërkohë është plotësuar si ushtrues detyre, duke rezultuar në presion nga G7 për një emërim të përhershëm.

Zyra e specializuar e prokurorisë kundër korrupsionit u krijua me mbështetjen e Perëndimit pas Revolucionit Maidan në 2014 që rrëzoi Viktor Janukoviçin si president dhe çoi në konflikt me Rusinë.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMesazhi i Presidentit Biden: SHBA pranë Shqipërisë në udhëtimin për t’iu bashkuar BE
Artikulli tjetërRobotë kirurgë në sallën e operacionit?