Ballina Flash

COVID-19 – Lojërat Aziatike shtyhen për në vjeshtën e 2023

SINGAPOR, 24 korrik /ATSH-AA/ – Këshilli Olimpik i Azisë (OCA) ka bërë të ditur se Lojërat Aziatike janë shtyrë për në vjeshtën e vitit të ardhshëm për shkak të shpërthimit të koronavirusit COVID-19.
Lojërat e 19-ta Aziatike do të mbahen në qytetin kinez Hangzhou nga 23 shtatori deri më 8 tetor të vitit 2023.

Turneu fillimisht ishte planifikuar të zhvillohet nga 10 deri më 25 shtator të këtij viti, por u shtynë për shkak të shqetësimeve të koronavirusit në vend.

Sipas njoftimit të OCA-s, palët e interesuara, përfshirë Komitetin Olimpik Kinez dhe Komitetin Organizativ të Lojërave Aziatike në Hangzhou (HAGOC), mbajtën diskutime për dy muaj për të gjetur një “dritare” për lojërat, me qëllim që mos të bien ndesh me ngjarjet e tjera të mëdha sportive ndërkombëtare. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama publikon fotoalbumin e javës
Artikulli tjetërVeliaj në Njësinë 13: Me çeljen e negociatave realizuam një ëndërr