Ballina Ekonomi

BE mbështetje për modernizimin e varkave të 46 peshkatarëve

TIRANË, 22 korrik /ATSH/ 46 peshkatarë shqiptarë do të modernizojnë varkat e tyre falë mbështetjes së Bashkimit Evropian.

Delegacioni i BE në Tiranë bëri të ditur sot se, me grantet e dhëna dje në portin e Shëngjinit, ata do të mund të blejnë pajisje për lundrimin dhe sigurinë, sigurinë ushqimore, përmirësimin e peshkimit dhe uljen e ndotjes mjedisore të mjeteve lundruese.

Nëpërmjet programit “Fishing Blue”, me një buxhet prej 1.5 milionë eurosh, Bashkimi Evropian angazhohet të mbështesë sektorin e peshkimit shqiptar të bëhet i qëndrueshëm ekonomikisht, të respektojë mjedisin dhe të jetë një burim i rëndësishëm ushqimi të shëndetshëm për konsumatorët, thekson Delegacioni i BE.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLlatja: 70 projekte të realizuara në zonat rurale
Artikulli tjetërGJERMANI – Qeveria dhe ”Uniper” bien dakord për paketën miliardëshe të shpëtimit