Ballina Aktualitet

PS rezolutë kundër raportit të Dick Marty-t në Kuvend

TIRANË, 21 korrik/ATSH – I. Vata/ Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare për miratimin e projektrezolutës mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri.

Po ashtu në seancën e sotme të Kuvendit do të zhvillohet interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku dhe Agron Shehaj.

Në seancën e sotme në Kuvend do të shqyrtohen do paraqiten raporte vjetore të disa institucioneve, si: Raporti vjetor i veprimtarisë së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2021; Raporti vjetor i veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitit 2021; Raporti vjetor i veprimtarisë së Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) për vitin 2021; Raporti vjetor i veprimtarisë së RTSH-së për vitin 2021; Raporti vjetor i veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2021.

Në seancën e sotme në Kuvend do të shqyrtohen edhe disa projektligje, si: Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, për mbrojtjen shoqërore”; Projektligji “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë; Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 13/2015, “Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”; Projektligji “Për Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Rifillojnë furnizimet e gazit përmes ”Nord Stream 1”
Artikulli tjetërKonfirmohet në detyrë gjyqtarja Etleva Deda