Ballina Aktualitet

Konfirmohet në detyrë gjyqtarja Etleva Deda

TIRANË, 21 korrik/ATSH – I. Vata/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren Etleva Deda.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot një seancë për shpalljen e vendimit për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Trupa gjykuese pasi analizoi provat dhe fakte vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, konfirmoi në detyrë gjyqtaren Etleva Deda.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë më datë 12.6.2020, Etleva Dedën me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Etleva Deda e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004 si gjyqtare e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Në vitin 2010, Deda e drejtoi përkohësisht këtë gjykatë si kryetare e komanduar. Me shkrirjen e Krimeve të Rënda, Deda kaloi te Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPS rezolutë kundër raportit të Dick Marty-t në Kuvend
Artikulli tjetërNis riparimi i qendrës së kontrollit teknik të mjeteve në Durrës