Ballina Aktualitet

Çuçi për negociatat: Ditë historike që kurorëzon përpjekjet e përbashkëta

TIRANË, 19 korrik /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi përshëndeti sot hapjen zyrtare të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për anëtarësimin e vendit tonë në BE.

“Për shqiptarët dielli lind në Perëndim”, theksoi Çuçi në një postim në rrjetet sociale.

“Një ditë historike kjo e sotmja që kurorëzon përpjekjet e përbashkëta për të shkuar aty ku ne përkasim, në Evropën e Bashkuar”, u shpreh ministri Çuçi.

Shqipëria dhe Bashkimi Evropian mbajnë sot Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes tyre në Bruksel që shënon hapjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim të vendit tonë në Bashkimin Evropian.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProdhimi i lulediellit, ferma në Dropull teston mbarëvajtjen e prodhimit
Artikulli tjetërAmbasada e SHBA, nismë për përfshirjen e komuniteteve shqiptare në edukimin qytetar