TIRANË, 14 korrik/ATSH/ Mësuesit dhe nxënësit në Mazhën e Vogël, Bubq, do të kenë një shkollë të re dhe të madhe në muajin shtator.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kjo shkollë, e cila është në fazën përmbyllëse të punës për ndërtimin e saj.
“Kjo është shkolla e rindërtuar në Mazhën e Vogël, Bubq, që do të hapë dyert në shtator për nxënësit. Një godinë arsimore, e cila nuk ka të krahasuar me atë që ishte, më e madhe, më e fortë dhe me hapësirat e reja rekreative dhe ato sportive”, thekson Rama.
Kjo shkollë nuk është vetëm e madhe në hapësirë, por edhe e fortë në strukturë dhe shumë estetike, bashkë me hapësirat e reja rekreative dhe ato sportive.
/k.s/r.e/























