Ballina Flash

Certifikatat e vaksinimit funksionale në shtetet e BE-së

PRISHTINË, 14 korrik/ATSH/- Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se certifikata digjitale të vaksinës kundër COVID-19, e lëshuar nga Kosova është funksionale për përdorim në shtetet e Bashkimit Evropian.

Në njoftim bëhet e ditur se në mënyrë që qytetarët të mos kenë asnjë problem rreth përdorimit të saj, çdo qytetar i vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19 duhet të hyjë në platformën e-Kosova dhe ta shkarkoj përsëri certifikatën.

“Pas njoftimit ditë më parë nga Sekretariati i EU digital Certificate i Komisionit Evropian se është konfirmuar pranueshmëria –vendimi mbi ekuivalencën e certifikatës digjitale të vaksinës kundër COVID-19, e lëshuar nga Kosova në EU digital certificate, me qëllim lehtësimin e së drejtës së lëvizjes së lirë brenda shteteve të Bashkimit Evropian, Ministria e Shëndetësisë është informuar se certifikata është funksionale për përdorim në shtetet e BE-së. Në mënyrë që qytetarët të mos kenë asnjë problem rreth përdorimit të saj, çdo qytetar i vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19 duhet të hyjë në platformën e-kosova dhe ta shkarkoj përsëri certifikatën”, thuhet në njoftim.

Po ashtu theksohet se çdo certifikatë e shkarkuar pas datës 11 korrik 2022 është funksionale për të gjitha vaksinat dhe e lexueshme në pikat hyrëse dhe kontrolluese brenda shteteve të Bashkimit Evropian./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShpallet në kërkim punonjësja e Kadastrës në Tropojë, arrestohen 6 punonjës të bashkisë
Artikulli tjetërKuvendi i Kosovës miraton projektligjin për deklarimin e pasurisë