PRISHTINË, 13 korrik/ATSH/- Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 763 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ndërsa një person ka vdekur si pasojë e koronavirusit.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 213 qytetarë.
Në total numri i rasteve aktive është 2 mijë e 184.
Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 289 doza të vaksinës kundër COVID-19.












