Ballina Flash

Paul Pogba rikthehet tek Juventusi

TORINO, 11 korrik /ATSH-AA/ – Juventus, një nga skuadrat e Ligës së Parë të Futbollit Italian (Serie A), njoftoi se ka transferuar mesfushorin francez, Paul Pogba.

Klubi bardhezi njoftoi transferimin e 29-vjeçarit francez, me fjalët: “Paul Pogba është rikthyer”.

Klubi njoftoi se është bërë kontratë me Pogba-n e cila do të zgjasë deri më 30 qershor 2026 dhe se lojtari francez do të veshë fanellën me numrin 10.

“Paul u kthye në Torino. Ai u largua kur ishte i ri, u kthye si i rritur dhe kampion, por një gjë që nuk ka ndryshuar është dëshira e tij për të shkruar sërish së bashku faqet e paharrueshme të historisë së klubit”, tha Juventus në një deklaratë.

Pogba luajti për Juventus në vitet 2012-2016, dhe gjatë kësaj kohe ai fitoi 4 kampionate të Serie A, dy Kupa të Italisë dhe tri Superkupa të Italisë.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjermania restauron mozaikun e epokës komuniste
Artikulli tjetërVJENE – OMV: Austria po importon më pak gaz nga Rusia