TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Fundjava që lamë pas ka regjistruar fluks në hyrje-daljet e qytetarëve nëpërmjet Portit të Durrësit.
Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, përgjatë kësaj fundjave në hyrje nëpërmjet Pikës Kufitare Port Durrës u përpunuan 9147 pasagjerë dhe 3270 mjete, ndërkohë që më i ulët është ky numër në dalje nga vendi ynë.
APD thekson se “janë marrë të gjitha masat për përpunimin pa vonesa dhe krijimin e lehtësirave të nevojshme për udhëtarët”.
/r.e/


























