Ballina Aktualitet

Rama publikon fotoalbumin e javës

TIRANË, 10 korrik/ATSH – I. Vata/ Kryeministri Edi Rama, ka publikuar sot në rrjetet sociale fotoalbumin me aktivitetet më të rëndësishme të zhvilluara gjatë kësaj jave.

Këtë javë Rama ka zhvilluar takime të rëndësishme, si takim me Kryeministrin, e Holandës, Mark Rutte, zv/Presidentin Kirill Gevorgian e Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Kryeprokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan.

Rama u prit më 4 korrik në një ceremoni shtetërore nga kryeministri i Holandës, Mark Rutte.

Në konferencën e përbashkët për mediat kryeministri Rama ka folur dhe për çështjen e detit me Greqinë.

“Shqipëria i qëndron idesë se paraqitja e çështjes së zonave detare me Greqinë përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për tu zgjidhur në bazë të parimeve ligjore, i shërben interesit të të dy palëve”, tha Rama.

Gjithashtu Rama është takuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, me zv/Presidentin Kirill Gevorgian dhe  presidentin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Piotr Hofmański dhe me Kryeprokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan.

Ram ka zhvilluar një vizitë në Amsterdam ku ka zhvilluar një bashkëbisedim në qendrën e mirënjohur “d’Balie”, me gazetarin dhe drejtorin e qendrës Yoeri Albrecht.

Kryeministri ka zhvilluar javën e parë të korrikut një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë aktualisht në Shqipëri, si edhe me investitorë të tjerë, të interesuar për të zgjeruar aktivitetin e tyre në vendin tonë, që po merr gjithnjë e më shumë vëmendje ndërkombëtare.

Rama ka vizituar këtë javë dhe parkun më të ri të Vlorës së Rilindur, Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë.

Një tjetër moment i rëndësishëm i aktiviteteve javore të kryeministrit Rama ishte dhe hapja e bypassi-it të Vlorës për qarkullimin e automjeteve, një segment kyç për turizmin bregdetar që ofron edhe një panoramë fantastike të gjirit të Vlorës.

“Kjo është një tjetër provë e cila flet vetë për vullnetin e palëkundur për Shqipërinë që duam”, tha Rama në inagurimin e tij.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – CDC alarmohet për përhapjen e lisë së majmunëve
Artikulli tjetërMSHMS: 290 të infektuar me COVID-19 dhe një humbje jete