Ballina Bota

BM – Johnson: Zelensky, ti je një hero, të gjithë të duan

LONDËR, 7 korrik /ATSH-DPA/- Kryeministri britanik, Boris Johnson ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe e ka përshkruar udhëheqësin ukrainas si një “hero”, pasi ai dha dorëheqjen si lider konservator.

Zelensky e falenderoi Johnson për veprimin e tij vendimtar për të ndihmuar Ukrainën pas pushtimit rus.

Johnson theksoi mbështetjen e palëkundur ndërpartiake të Britanisë së Madhe për presidentit Zelensky, duke u zotuar se ndihma e mbrojtjes do të vazhdonte për aq kohë sa do të ishte e nevojshme.

Gjatë fjalimit të dorëheqjes, Johnson tha se mbështetja e Britanisë së Madhe për Ukrainën ishte një nga arritjet kryesore të kryeministrisë së tij. Ai e vizitoi Kievin muajin e kaluar.

Kryeministri shtoi se do të vazhdonte të punonte me partnerët për t’i dhënë fund bllokadës së grurit në javët e ardhshme.

Presidenti Zelensky falënderoi kryeministrin për veprimin e tij vendimtar ndaj Ukrainës dhe tha se populli ukrainas ishte mirënjohës për përpjekjet e Britanisë së Madhe.

Kryeministri Johnson e përfundoi bisedën duke lavdëruar presidentin Zelensky, “Ti je një hero, të gjithë të duan”.//a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKOMENT – BoJo: Po iki edhe pse nuk do të doja ta bëja
Artikulli tjetërKuvendi voton pro aderimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO