TIRANË, 6 korrik/ATSH/ Shefja e departamentit të Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik prof Silva Bino duke u bërë apel qytetarëve të vaksinohen tha sot se “mbulesa vaksinale e popullatës së përgjithshme është 49 %, ndërsa me dy doza është 46%, ndërsa vaksinimi me dozën e tretë vijon të mbetet i ulët 10 %”.
Në fjalën e saj në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Bino theksoi se “vaksinimi është mjet i rëndësishëm në lidhje me parandalimin e formave të rënda, vdekjeve dhe shtrimeve në spital. Përqindja e vaksinimit ka rënë këtë javë, në krahasim me një javë më parë. Ndërkohë që vaksinimi me dozën e tretë ka shënuar rritje të lehtë, por përsëri përqindja e vaksinimit ditore dhe javore mbetet e ulët, në krahasim me muajt paraardhës”.
“Përqindja e vaksinimit në popullatën target mbi 12 vjeç duke përfshirë edhe fëmijët është 51.3% me një dozë, ndërsa me dy doza është 48.7 %. Kjo përqindje me dozën e tretë bie jashtëzakonisht shumë që shkon 13.1 % dhe me dozën e katërt 0.2 %”, tha Bino.
Bino bëri të ditur se “përqindja e vaksinimit në popullatën adulte është 60.8 % vetëm me një dozë dhe 57 % me dy doza. Për popullatën adulte kemi një mbulesë vaskinale primare prej 57 %. Edhe këtu vaksinimi me dozë të tretë mbetet në 12.4 %”.
Sa i përket popullatës së përgjithshme, Bino tha se mbulesa vaksinale është 49 %, ndërsa me dy doza është 46 %, ndërsa vaksinimi me dozën e tretë vijon të mbetet i ulët 10 %”.
“Vaksinimi është mjet i rëndësishëm në lidhje me parandalimin e formave të rënda, vdekjeve dhe shtrimeve në spital. Përqindja e vaksinimit ka rënë këtë javë, në krahasim me një javë më parë. Ndërkohë që vaksinimi me dozën e tretë ka shënuar një rritje të lehtë, por përsëri përqindja e vaksinimit ditor dhe javor mbetet e ulët, në krahasim me muajt paraardhës”, tha Bino.
Bino u shpreh se “sot në qarkullim është varianti BA5, për të cilin nuk kemi të dhëna të qarta lidhur me format që ky variant shkakton, apo vdekjet që shkakton. Kemi të dhëna të pakta edhe për transmetueshmërinë e këtij varianti. Deri tani ka transmetueshmëri të ngjashme me variantin BA2. Qytetarët duhet të bëjnë edhe dozën e tretë, të mos merren me diskutime “jo e kam kaluar”. Çdo person që ka kaluar një muaj nga kalimi i infeksionit, duhet të bëjë dozën e tretë. Nuk ka asnjë lloj diskutimi për këtë gjë”.
/k.s/j.p/r.e/























