TIRANË, 4 korrik/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Ditën e Pavarësisë.
“Gëzuar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, si dhe 100-vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike”, u shpreh Veliaj në një postim në rrjetet sociale.
Me rastin e festimit të 100-vjetorit të marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, Tirana ka mikpritur aktivitete të shumta festive.
/k.s/j.p/r.e/












