Ballina Bota

STOKHOLM – SAS përballet me grevën e pilotëve, pezullohet gjysma e fluturimeve

STOKHOLM, 4 korrik /ATSH-DPA/- Linja ajrore skandinave (SAS) ka kritikuar sot një votim të së hënës nga sindikatat që përfaqësojnë pilotët, për pjesëmarrje në grevë. Linja ajrore vlerëson se do të preket rreth gjysma e të gjitha fluturimeve të planifikuara dhe rreth 30,000 pasagjerë çdo ditë.

“Një grevë në këtë pikë do të ishte shkatërruese për (SAS) dhe vë në rrezik të ardhmen e kompanisë dhe të mijëra punonjësve”, tha shefi ekzekutiv i (SAS), Anko van der Werff.

“Vendimi për të hyrë në grevë tani tregon një sjellje të pamatur nga sindikatat e pilotëve në një situatë kritike në të cilën ndodhet (SAS)”, shtoi ai.

Njoftimi erdhi pas dështimit të përpjekjeve të ndërmjetësimit mes linjës ajrore dhe sindikatave që filluan më 9 qershor.

Shoqata suedeze e pilotëve akuzon (SAS) për përdorimin e pandemisë së koronavirusit si pretekst për të pushuar pothuajse gjysmën e pilotëve të linjës ajrore, të rënë dakord për të drejtën e ripunësimit të mohuar.

(SAS) njoftoi një program për uljen e kostove në fillim të vitit, duke përmendur pandeminë dhe kostot që e bënë linjën ajrore jokonkurruese.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj në Njësinë 1: Ndryshimi që kemi sjellë në çdo lagje është i prekshëm
Artikulli tjetërMSHMS: 147 raste të reja me COVID-19 dhe dy humbje jete