Ballina Aktualitet

Miratohet programi i punës së Kuvendit për periudhën 4-29 korrik

TIRANË, 4 korrik /ATSH/ Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Mbledhja miratoi programin e punës së Kuvendit për periudhën 4-29 korrik 2022 dhe kalendarin e punimeve për periudhën 11-29 korrik 2022.

Mbledhja vendosi zhvillimin e seancave plenare më 14, 21 dhe 24 korrik 2022.

Gjithashtu mbledhja vendosi t’i propozojë seancës plenare shtyrjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrative-Territoriale në Republikën e Shqipërisë deri në 30 shtator 2022.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVijon procesi i dezinsektimit në Divjakë
Artikulli tjetërKompania holandeze jep detajet: Ja si do të ndikojë Porto Romano në ekonominë e Ballkanit