TIRANË, 4 korrik/ATSH/ Në Divjakë po vijon procesi i dezinsektimit, kryesisht në zonën e plazhit dhe bizneseve.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, njëkohësisht drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Fierit, Taulant Balla ndau sot pamje nga ndërhyrja që po kryhet për dezinsektimin e territorit.
Balla theksoi se është ndërhyrë në të gjitha puset apo vendet me ujë, si burimi kryesor i rritjes së larvave të mushkonjave.
Dezinsektimi, në zonat e nxehta bregdetare dhe urbane të përcaktuara nga ekspertët e shëndetit publik është një proces me rëndësi të veçantë për shëndetin e qytetarëve, për uljen e transmetimit të sëmundjeve infektive, shqetësimet nga mushkonjat dhe reaksionet alergjike.
/m.m/j.p/r.e/












