Ballina Bota

FRANCË – Macron riorganizon qeverinë

PARIS, 4 korrik /ATSH-ANSA/- Zyra e presidentit francez njoftoi sot një riorganizim të qeverisë që ishte raportuar paraprakisht prej muajsh nga media franceze.

Olivier Véran, ish-ministri i Shëndetësisë që fitoi popullaritet gjatë pandemisë së COVID-19, u emërua zëdhënës i qeverisë. Damien Abad, ministri i Solidaritetit, i cili është vënë nën hetim i dyshuar për përdhunim, është shkarkuar nga detyra.

Ministrja e Shëndetësisë, Brigitte Bourguignon, e cila nuk mori mbështetje të mjaftueshme gjatë zgjedhjeve parlamentare të qershorit, është zëvendësuar nga François Braun, një mjek i urgjencës.

Kjo zgjedhje duket se ka ardhur si përgjigje ndaj protestave brenda sektorit spitalor për mungesën e personelit. Emërimi i drejtorit të Kryqit të Kuq francez, Jean-Christophe Combe si ministër i Solidaritetit në vend të Damien Abad duket se është për arsye të ngjashme.

Ekonomisti i lartë i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Laurence Boone është emëruar nënsekretar për Evropën në vend të Clément Beaune, një mbështetës i ngushtë i presidentit Emmanuel Macron.

Beaune ka marrë rolin e ministrit të Transportit. Në bazë të një rregulli të mbështetur nga Macron, ministrat që humbën në zgjedhje duhet të largohen nga postet e tyre qeveritare, ministrja për Tranzicionin Ekologjik, Amélie de Montchalin është larguar nga posti i saj dhe do të zëvendësohet nga kryebashkiaku i Angers, Christophe Beçu.

Ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin do të ketë një angazhim më të gjerë dhe tani e tutje do të ngarkohet edhe me territoret jashtë shtetit.

Ish-anëtari i partive komuniste dhe socialiste të Francës, Olivier Klein do të hyjë gjithashtu në qeveri si ministër i ngarkuar për Çështjet e Strehimit dhe Qytetit.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë: Çështja e zonave detare me Greqinë, të zgjidhet në bazë të parimeve ligjore
Artikulli tjetërVeliaj në Njësinë 1: Ndryshimi që kemi sjellë në çdo lagje është i prekshëm