Ballina Bota

ITALI – Çmimet fillojnë ”fluturimin”

ROMË, 2 korrik /ATSH-ANSA/ – Nga frutat te fluturimet dhe nga faturat te koha e lirë, çmimet në Itali po rriten ndjeshëm, ndërkohë që inflacioni ishte ”i shfrenuar” në qershor dhe arriti në 8%, norma më e lartë në 36 vjet.

Për ushqimet, për kujdesin shtëpiak dhe personal, rritja është edhe më e madhe dhe arrin në 8,3%, sipas të dhënave paraprake të ISTAT.

Ky është gjithashtu një rekord që nga janari i vitit 1986.

Ka edhe surpriza të pakëndshme për ata që kanë mundësi të shkojnë me pushime, pasi çmimet e biletave pothuajse dyfishohen (+ 90,4%) dhe hotelet dhe akomodimet e tjera janë 18,1% më të shtrenjta se një vit më parë.

Çmimet shënojnë gjithashtu një kulm absolut në nivel evropian dhe janë rritur me 8,6% në eurozonë, një nivel i paregjistruar kurrë nga Eurostat që nga ”lindja” e monedhës së përbashkët.

”Tensionet inflacioniste vazhdojnë të përhapen nga mallrat energjetike në sektorët e tjerë të produkteve”, është komenti nga ISTAT.

”Rritje prej 39,9% për mallrat energjetike të parregulluara si karburantet dhe 64,3% për ato të rregulluara, por edhe rritje prej 8,8% për ushqimin dhe akoma më shumë për frutat dhe perimet e freskëta”, shton ai.

”Çmimet janë gjithashtu shumë më të shtrenjta për shërbimet rekreative, kulturore dhe të kujdesit personal (+ 5%) dhe për shërbimet e lidhura me transportin (+ 7.2%). Inflacioni bazë, neto nga mallrat e energjisë dhe ushqimet e freskëta, shënon një maksimum prej + 3,8%: është niveli më i lartë që nga gushti 1996”, thekson ai./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Mirënjohje SPD-së gjermane për mbështetjen ndaj Shqipërisë
Artikulli tjetërMV – Osmani: Ministria e Jashtme do t’i kërkojë qeverisë pranimin e propozimit francez