Ballina Flash

Restaurohet banesa “Topulli” në Gjirokastër

TIRANË, 1 korrik/ATSH/ Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër po kryen restaurime në lagje të ndryshme të qytetit të Gjirokastrës.

Një prej tyre është në banesën “Topulli”, monument kulture e kategorisë së parë, që gjendet në lagjen Dunavat.

Sipas specialistëve, banesa “Topulli” e kishte të nevojshme restaurimin e çatisë.

Njëkohësisht u restaurua “Porta Roqi”, edhe kjo monument kulture, Kategoria I, e pozicionuar në lagjen Palorto.

Ndërkohë Bashkia Gjirokastër njofton se Ndërmarrja e Shërbimeve Publike prej disa ditësh është përqëndruar në disa segmente rrugore, në lagje të ndryshme të qytetit, ku po ndërhyjnë në sistemimin e tyre.

Ndërhyrjet janë kryer në lagjet Dunavat dhe Kodra e Shtufit, të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm jetesën e banorëve të zones, sidomos edhe në një periudhë kur pritet të shtohen vizitorët.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Tjetër rritje e ndjeshme çmimesh e ushqimeve
Artikulli tjetërManastirliu: Po investojmë në tre maternitete