Ballina Bota

GJERMANI – Tjetër rritje e ndjeshme çmimesh e ushqimeve

MYNIH, 1 korrik /ATSH-DPA/ – Konsumatorët gjermanë do të përballen me një rritje të mëtejshme të çmimeve të ushqimeve në muajt e ardhshëm, tha sot Instituti i Kërkimit Ekonomik (IFO) duke cituar një sondazh të ri.

Pothuajse çdo shitës me pakicë i ushqimeve dhe mallrave luksoze po planifikon të rrisë çmimet e tij, ku indeksi i çmimeve të konsumit pritet të arrijë në 98,9 pikë nga një vlerë maksimale prej 100.

Shumica e të anketuarve në sektorë të tjerë të shitjes me pakicë po planifikojnë gjithashtu të rrisin çmimet. Indeksi i çmimeve të konsumit do të rritet në 78,6 pikë nga 75,5 që ishte më parë.

“Kjo do të thotë se normat e inflacionit do të mbeten të larta për momentin”, tha eksperti i (IFO), Timo Wollmershauser.

“Megjithatë, ka edhe indikacione se norma e inflacionit mund të bjerë gradualisht në rrjedhën e mëtejshme të vitit”, shtoi ai.

“Kjo për shkak se pritjet e çmimeve në disa sektorë të ekonomisë, prodhimi i të cilëve është në rrjedhën e sipërme të konsumit, tashmë kanë rënë për herë të dytë radhazi. Këto përfshijnë industrinë, ndërtimin dhe shitjet me shumicë”, tha Wollmershauser.

Ashtu si në shumë vende evropiane, norma e inflacionit të Gjermanisë ka arritur nivele rekord në muajt e fundit në kuader të luftës së Rusisë në Ukrainë.

Si rezultat, këshilli i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) vendosi së fundmi t’i japë fund politikës së saj monetare ultra të lirshme.

Në mbledhjen e radhës të rregullt të Këshillit Drejtues të BQE-së më 21 korrik, banka ka planifikuar të rrisë normat bazë të interesit për herë të parë në 11 vjet./ /a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPorti i Durrësit, certifikohet grupi i parë i vinçierëve portualë
Artikulli tjetërRestaurohet banesa “Topulli” në Gjirokastër