Ballina Flash

Policia e Shkodrës, 958 masa administrative

TIRANË, 30 qershor/ATSH/ Në qytetin e Shkodrës gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve, janë proceduar penalisht 4 drejtues mjetesh, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Sipas policisë, janë pezulluar 15 leje drejtimi, nga këto 9 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 6 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu, nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë javës që lamë pas, janë vendosur 958 masa administrative, për shkeljet si më poshtë: 218 masa administrative për parakalime të gabuara; 241 masë administrative për tejkalim të normave të shpejtësisë; 35 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit; 25 masa administrative për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit; 49 masa administrative për mospërdorim të kaskave mbrojtëse; 120 masa administrative për pushim mjeti në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe 270 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia e Shkodrës bën të ditur se kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Shkodrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParandalimi i zjarreve, kontrolle të përditshme në Parkun Divjakë-Karavasta
Artikulli tjetër280 euro për një kokërr… qershi?!