Ballina Aktualitet

Meta: Dhënia e koncesioneve dhe PPP-ve, në mënyrë korruptive dhe klienteliste

TIRANË, 27 qershor/ATSH/ Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se “po dëshmohet qartësisht dhënia e koncesioneve dhe PPP-ve në mënyrë korruptive dhe klienteliste”.

Meta tha se “këtë e tregon rritja e pandalshme e kostos së ndërtimit, kryesisht të rrugëve”.

“Fakti që ndërtimi i rrugëve në Shqipëri ka koston më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Europian dhe të rajonit, është një tregues shumë domethënës i abuzimit me fondet publike”, tha ai.

Sipas Presidentit, “këto praktika janë shumë të dëmshme për ekonominë e vendit, veçanërisht për rëndimin e buxhetit të shtetit dhe rritjen e pandalshme të borxhit publik”.

“Është jetike të shtohen përpjekjet për të minimizuar dhënien e koncesioneve, forcimin e sundimit të ligjit dhe ndëshkimin e përgjegjësve në nivelet më të larta shtetërore të përfshirë në këto afera”, tha ai.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – DASH: Bjellorusia po ndihmon krimet e Putinit
Artikulli tjetërVeliaj pret senatorin italian D’Alfonso: Avokat i zellshëm dhe mbështetës i madh i shqiptarëve