Ballina Bota

FOKUS – Shkenca kërkon më shumë financime për problemin e klimës

BERLIN, 26 qershor /ATSH-DPA/ – Shkencëtarët kanë kërkuar më shumë financime për të reaguar ndaj ndryshimeve klimatike.

”Duhen më shumë para se 100 miliardë dollarët që vendet e industrializuara u kanë premtuar vendeve veçanërisht të prekura nga ngrohja globale”, tha Axel Berger i Institutit Gjerman për Zhvillim dhe Qëndrueshmëri.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha në një video-mesazh se ai do të propozonte krijimin e një “klubi klimatik” për të mundësuar shtetet që largohen nga karburantet fosile.

Por, Berger kërkoi që “klubi i klimës” të trajtojë gjithashtu problemet e vendeve në zhvillim dhe të promovojë partneritetet e tranzicionit të energjisë.

”Ai gjithashtu duhet të trajtojë shqetësimet sociale”, kërkoi konomisti Dennis Snower, president i Iniciativës së Zgjidhjeve Globale.

”Multilateralizmi është nën presion”, tha Snower.

”Rusia dhe mbështetësit e saj nuk mund të përjashtohen plotësisht nga të gjitha forumet”, tha ai./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama publikon fotoalbumin e javës
Artikulli tjetërGJERMANI (G7) – BE: Rusia po luan lojën e urisë duke bllokuar eksportet e grurit ukrainas