Ballina Flash

MSHMS: 293 raste të reja me COVID-19

TIRANË, 24 qershor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 1080 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 293 qytetarë.

Sipas MSHMS-së, rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 172 qytetarë në Tiranë, 25 në Fier, 13 në Lezhë, nga 9 qytetarë Shkodër, Vlorë, 8 në Sarandë, 7 në Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Patos, Lushnjë, 5 në Krujë, nga 4 qytetarë në Durrës, Kavajë, nga 3 qytetarë në Vorë, Mat, Roskovec, Elbasan, nga 2 qytetarë në Kurbin, Divjakë, nga 1 qytetar në Fushë-Arrëz, Tropojë, Mirditë, Kamëz, Mallakastër, Përmet, Korçë, Pogradec, Kuçovë.

“Janë 1,387 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë.

“Janë shëruar 149 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,620 që nga fillimi i epidemisë”, informon Ministria.

Statistika (24 qershor 2022)

Raste të reja ditore 293
Të shëruar në 24 orë 149
Të shtruar në spitale 9
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1080

Testime totale 1,842,347
Raste pozitive 278,504
Raste të shëruara 273,620
Raste aktive 1,387
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,010
Fier 105
Vlorë 77
Durrës 42
Lezhë 40
Gjirokastër 30
Shkodër 23
Elbasan 20
Korçë 18
Berat 12
Dibër 7
Kukës 3

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD përshëndet heqjen e vetos nga Bullgaria
Artikulli tjetërPse meshkujt nuk kanë celulit?