Ballina Flash

COVID-19, MSHMS: 271 raste të reja në 24 orët e fundit

TIRANË, 23 qershor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 1035 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 271 qytetarë.

Sipas MSHMS-së, rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 183 në Tiranë, nga 9 qytetarë në Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, 8 në Sarandë, 7 në Berat, 5 në Krujë, nga 4 qytetarë Himarë, Elbasan, nga 3 qytetarë në Durrës, Patos, Lushnjë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Divjakë, Përmet, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Fushë-Arrëz, Tropojë, Mirditë, Selenicë, Korçë, Kolonjë, Kuçovë, Gramsh.

Janë 1243 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2.

Janë shëruar 73 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,471 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Statistika (23 qershor 2022)

Raste të reja ditore 271
Të shëruar në 24 orë 73
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1035

Testime totale 1,841,267
Raste pozitive 278,211
Raste të shëruara 273,471
Raste aktive 1,243
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 929
Fier 86
Vlorë 72
Durrës 33
Lezhë 26
Gjirokastër 22
Korçë 20
Elbasan 18
Berat 18
Shkodër 13
Dibër 4
Kukës 2

/k.s/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Ballkani i Hapur, mekanizmi i parë i vërtetë rajonal i bashkëpunimit
Artikulli tjetërVeliaj pret legjendat e basketbollit spanjoll