Ballina Flash

MSHMS: 277 raste të reja me COVID-19

TIRANË, 22 qershor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 957 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 277 qytetarë.

Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS bëri të ditur se rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 175 qytetarë në Tiranë, 19 në Fier, nga 10 qytetarë në Lushnjë, Vlorë, 7 në Patos, nga 6 qytetarë në Durrës, Gjirokastër, 5 në Sarandë, 4 në Himarë, nga 3 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Kamëz, Vorë, Pogradec, nga 2 qytetarë në Shkodër, Divjakë, Selenicë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetar në Krujë, Kavajë, Dibër, Roskovec, Mallakastër, Delvinë, Dropull, Korçë, Kuçovë, Poliçan.

“Janë 1,045 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë.

“Janë shëruar 61 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,398 që nga fillimi i epidemisë”, informon Ministria.

Statistika (22 qershor 2022)

Raste të reja ditore 277
Të shëruar në 24 orë 61
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 957

Testime totale 1,840,232
Raste pozitive 277,940
Raste të shëruara 273,398
Raste aktive 1,045
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 797
Fier 77
Vlorë 60
Durrës 27
Korçë 18
Lezhë 17
Elbasan 13
Berat 11
Gjirokastër 11
Shkodër 9
Dibër 4
Kukës 1

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBULLGARI – Bie qeveria Petkov pas votimit të mocionit të mosbesimit
Artikulli tjetër​CDU/CSU me rezolutë: Kosovën ta njohin të gjitha vendet e BE-së