Ballina Ekonomi

Mbi 190 milionë lekë për polin e ri administrativ në Bubq

TIRANË, 22 qershor/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot një shtesë në vendimin “Për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e ndërtimit të objektit ‘Poli i ri administrativ, njësia administrative Bubq, bashkia Krujë dhe caktimin e Bashkisë Krujë si njësi zbatuese”.

Vendimi parashikon përdorimin e fondit të rindërtimit për vitin 2022, nga Bashkia Krujë për ndërtimin e objektit “Poli i ri administrativ”, njësia administrative Bubq, Bashkia Krujë, në masën 190 503 875 lekë pa TVSH, i cili do të përballohet nga hapësira buxhetore e siguruar pas ngurtësimit në të njëjtën masë të fondeve të projekteve të rindërtimit me ecuri të ngadaltë, dhe i transferohet Bashkisë Krujë, në formën e transfertës së pakushtëzuar.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Zëvendëskryeministri dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe bashkia Krujë. /m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNisin eksportet e para të shalqirit drejt BE-së
Artikulli tjetërRama: Investimet e skemat mbështetëse, shtuan sipërfaqen me drithë në Katund të Ri