PRISHTINË, 22 qershor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se nga 275 testime, 43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.312. Në total numri i rasteve aktive është 154.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 46 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.243 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.608 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Gjithashtu janë dhënë 103.094 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.























