Ballina Aktualitet

Rama: SOMA SLOW FOOD në Prishtinë, një restorant spektakolar që do t’i rrinte mirë shumë edhe Nju-Jorkut

TIRANË, 20 qershor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Kosovë u ndal edhe tek restoranti SOMA SLOW FOOD në Prishtinë.

Rama u shpreh se SOMA SLOW FOOD në Prishtinë është një restorant spektakolar që do t’i rrinte mirë shumë edhe Nju-Jorkut, Londrës apo Kopenhagës.

“SOMA SLOW FOOD në Prishtinë ishte një surprizë e bukur krejt fare, një restorant spektakolar që do t’i rrinte mirë shumë edhe Nju-Jorkut, Londrës apo Kopenhagenit dhe largohem me shpresën se krijuesit e këtij brandi unik do të vijnë së shpejti në Tiranë për një BIG SOMA”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

“Faleminderit për eksperiencën mbresëlënëse nga dizajni tek ushqimi, e sidomos tek fytyrat plot energji pozitive të djemve e vajzave në shërbim”, theksoi Rama.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Stoltenberg-Von der Leyen diskutojnë bashkëpunimin ushtarak dhe mbështetjen për Ukrainën
Artikulli tjetërFOKUS – Qeveria izraelite planifikon shpërndarjen e parlamentit