Ballina Bota

LUKSEMBURG – Borrell: Akuzat ruse kundër Lituanisë, propagandë e pastër

BRUKSEL, 20 qershor /ATSH-DPA/- Akuzat e Kremlinit se Lituania po vepron e vetme në bllokimin e tranzitit hekurudhor mes Rusisë dhe enklavës së saj në Detin Baltik të Kaliningradit janë një propagandë e pastër, deklaroi sot përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë dhe zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell.

“Lituania nuk ka ndërmarrë asnjë masë kufizuese të njëanshme kombëtare”, tha Borrell në një konferencë për shtyp, në Luksemburg pas një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së.

Borrell theksoi se sanksionet e BE-së po zbatohen për disa mallra ruse përmes territorit të Bashkimit Evropian.

“Lituania po vepron në bashkëpunim me Komisionin Evropian, por udhëzimet shtesë të propozuara në Vilnius do të shqyrtohen për t’u siguruar që ato janë plotësisht të pajtueshme”, tha Borrell.

Komisioni Evropian monitoron zbatimin e sanksioneve, por autoritetet kombëtare të 27 vendeve anëtare të BE-së janë përgjegjëse për zbatimin e masave ndëshkuese.

Shtetet anëtare të BE-së duhet të arrijnë një unanimitet për miratimin e sanksioneve.

Më herët, Kremlini tha se vendimi i Lituanisë për të bllokuar tranzitin hekurudhor mes Rusisë dhe enklavës së saj në Detin Baltik të Kaliningradit ishte i paligjshëm. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFilmi spanjoll “O Que Arde” shfaqet në instalacionin Reja
Artikulli tjetërRama publikon fotoalbumin e Kosovës: Faleminderit për mikpritjen fantastike