Ballina Bota

FOKUS – Austria kundër standardit të dyfishtë mes kandidatëve për anëtarësim në BE

VJENË, 17 qershor /ATSH-AA/ – Kancelari austriak, Karl Nehammer konfirmoi sot mbështetjen e tij për dhënien e statusit të vendit kandidat Ukrainës në Bashkimin Evropian (BE), duke shtuar se kushtet që zbatohen për vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të vlejnë edhe për këtë shtet, duke kundërshtuar standardin e dyfishtë mes kandidatëve.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”, Nehammer theksoi se do të mbështeste në kushte të caktuara dhënien e statusit të vendit kandidat për Ukrainën në BE.

Ai nënvizoi se kushtet që kërkohen nga vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të vlejnë edhe për Ukrainën.

“Në këtë drejtim, Ukraina merr statusin e kandidatit, por nëse Bosnje-Hercegovina detyrohet të mbetet jashtë, kjo nuk do të ishte një situatë e arsyeshme për mua”, tha ai./ /a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​25 raste të reja me COVID-19, rriten rastet aktive
Artikulli tjetërKim: Presim mbajtjen sa më shpejt të Konferencës Ndërqeveritare për Shqipërinë