Ballina Ekonomi

MFE: Të ardhurat doganore 83.8 miliardë lekë

Dogana

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ Të ardhurat doganore ku përfshihen të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare, u realizuan në vlerën 83.8 miliardë lekë, 16 miliardë lekë ose 23.6 % më shumë se 5-mujori 2021, si dhe 3.5 miliardë lekë ose 4.3 % më shumë se plani i të ardhurave doganore për 5-mujorin e vitit 2022.

Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat nga TVSH në import për 5-mujorin rezultojnë 59.3 miliardë lekë, 13.5 miliardë lekë ose 29.5 % më shumë se një vit më parë, si dhe 3.7 miliardë ose 6.7% më shumë se plani për 5 mujorin 2022.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 19.5 miliardë lekë, 1.2 miliardë lekë ose 6.5 % më shumë se viti 2021, si dhe 1.7 miliardë lekë ose 7.8 % më pak se plani i akcizës për 5-mujorin 2022.

Referuar të dhënave, të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.9 miliardë lekë, 831 milionë ose 78.7 % më shumë krahasuar me vitin e kaluar dhe realizim në masën 151.6 % kundrejt planit.

Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 3.1 miliardë lekë, 453 milionë lekë ose 16.9 % më shumë se 5 mujori 2021, si dhe realizim në masën 129.6 % kundrejt planit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbledhja e dy qeverive, pritet të nënshkruhen disa marrëveshje të rëndësishme
Artikulli tjetërMeta me presidentin e Azerbajxhanit: Nevojë jetike fuqizimi i TAP