TIRANË 16 qershor /ATSH-I.Vata/ Kuvendi nis sot seancën plenare me Interpelancë me ministrin e Brendshëm Bledar Çuçi kërkuar nga deputeti Ervin Salianji.
Në seancën e Kuvendit do të shqyrtohet projektligji për bujqësinë dhe funksionimin e Autoriteti të Avionit Civil si dhe paraqitja e raportit të Bankës së Shqipërisë.
“Paraqitet raporti për veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë për vitin 2021. Projektligj “për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9817, datë 22.10.2007 “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”. Projektligj “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit të Aviacionit Civil”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.






















