Ballina Bota

FOKUS – Stoltenberg: Samiti i Madridit do të transformojë NATO-n

BRUKSEL, 16 qershor /ATSH-ANSA/ – NATO dhe aleatët e saj janë gati të përballen me “një udhëtim të gjatë” dhe për të mbështetur Ukrainën në luftën kundër Rusisë, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Na pret Samiti i Madridit, i cili do të transformojë NATO-n”, tha ai.

”Do të marrim vendime të rëndësishme për çështjet e mbrojtjes dhe parandalimit. NATO do të modernizohet. Ne do të miratojmë projektin ‘Strategic Compass’ dhe do të kemi kontakte edhe me partnerët tanë aziatikë si dhe me Suedinë dhe Finlandën”, shtoi Stoltenberg.

”Do të trajtojmë gjithashtu edhe çështjen e rritjes së shpenzimeve për mbrojtje”, theksoi ai./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Borxhi publik është 76.1%, jo treshifror
Artikulli tjetërIbrahimaj: Niveli i borxhit zbriti në 73.1 %, në 2021-shin