Ballina Ekonomi

Thirrja e tretë për grante për peshkatarët deri më 30 qershor

TIRANË, 14 qershor /ATSH/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, njoftoi se thirrja e tretë për grante në sektorin e peshkimit do të qëndrojë e hapur për aplikime deri në 30 qershor 2022.

Skema e granteve të investimeve në peshkim, mbështetet nga Programi IPA 2016 i Bashkimit Evropian për Shqipërinë, përmes projektit “Fishing Blue”.

Objektivi kryesor i projektit është të rrisë kontributin e sektorit të peshkimit në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë duke përmirësuar menaxhimin dhe mbrojtjen e burimeve të peshkimit në përputhje me Politikën e Përbashkët të Peshkimit të BE-së. Projekti “Fishing Blue” ka filluar në 1 nëntor 2018 dhe do të zbatohet deri në 31 dhejtor 2022.

Përveç mbështetjes për administratën e peshkimit, projekti përfshin hartimin dhe zbatimin e një skeme grantesh për investimet në flotën e peshkimit me qëllim përmirësimin e qëndrueshmërisë së saj, pa rritur sforcon e peshkimit. Skema siguron grante që, së bashku me bashkëfinancimin nga përfituesit, do të synojnë të përmirësojnë elementët që lidhen me lundrimin dhe sigurinë (p.sh. pajisjet radio-satelitore), sigurinë e ushqimit (p.sh. magazinimin e ftohtë), sforcon e peshkimit (p.sh. mjetet e peshkimit) dhe ndotjen e mjedisit (p.sh. motorët).

Buxheti i përgjithshëm i Skemës së Granteve është 1,500,000 euro. Vlera e disbursuar në dy thirrjet e para është 679,460.12 euro. Ndërsa buxheti i vendosur në dispozicion të thirrjes së tretë është 820,539.88 euro.

Partnerë të këtij projekt janë: Ministria e Politikave të Bujqësisë, Ushqimit dhe Pylltarisë (MIPAAF) e Italisë, Drejtoria e Përgjithshme e Peshkimit (bashkaplikues dhe i njohur nga Partneri si Pala Specialiste e Projektit dhe Koordinator Teknik); Roja Bregdetare e Italisë (ITCG) (bashkaplikues), dhe Instituti i Kërkimeve për Bujqësinë, Peshkimin dhe Ushqimin (ILVO) i Belgjikës (bashkaplikues).

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAvokatët në protestë për hartën e re gjyqësore
Artikulli tjetërDy kandidatë prezantojnë platformat për drejtues të degës së PS në Përmet