Ballina Flash

Policia e Dillenburgut dhuron një dron për komisariatin e Pogradecit

TIRANË, 12 qershor /ATSH/ Policia e Dillenburgut, në Gjermani dhuron 1 pajisje vëzhguese të tipit “Dron”, për komisariatin e Policisë Pogradec.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë njoftoi sot se, falë frymës bashkëpunuese dhe mbështetjes të veprimtarisë së Policisë Shqiptare, Shefi i Policisë së Dillenburgut, Gjermani, Thomas Gass, i dhuroi komisariatit të Policisë Pogradec, një pajisje vëzhguese të tipit “Dron”.

Shefi i Komisariatit të Policisë Pogradec, Komisar Oltion Agolli, në fjalën e tij ka falenderuar përzemërsisht homologun gjerman dhe ka vlerësuar këtë donacion, si tregues të forcimit të partneritetit midis dy strukturave.

Njëkohësisht ai u shpreh se, kjo pajisje, do t’i vijë në ndihmë personelit të Komisariatit, për kontrollet e ushtruara kryesisht në drejtim të parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike, në terrene të vështira dhe zona të thella malore, por edhe në çdo veprim tjetër policor/hetimor që do të kryet me qëllim goditjen e çdo veprimtarie të paligjshme.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak8 raste të reja me COVID-19
Artikulli tjetërUASHINGTON – Mijëra persona protestojnë për reformën mbi kontrollin e armëve