SOFJE, 12 qershor /ATSH-BTA/ – Rishikimi i buxhetit vjen përpara ndryshimit të ministrave të qeverisë, tha sot kryetari i Asamblesë Kombëtare Nikola Minçev.
Duke folur në emisionin e mëngjesit në ”Nova Tv”, ai tha se deputetët do të shqyrtojnë shkarkimin e ministrave dhe emërimin e të rinjve kur t’u paraqitet një projektrezolutë për ndryshimin e personelit ministror.
Ai shtoi se legjislacioni nuk ka afat për këtë.
”Shqyrtimi i parë i ndryshimeve buxhetore do të jetë javën e ardhshme”, tha ai duke shtuar se rishikimet duhet të miratohen deri në fund të muajit./ a.jor.














