NJU JORK, 11 qershor /ATSH-ANSA/ – Presidenti amerikan, Joe Biden dëshiron të reduktojë nikotinën në të gjitha cigaret e shitura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në nivele minimale ose të paktën në nivele jovarësie, njoftoi ”Wall Street Journal” duke cituar disa burime, sipas të cilave procesi është ende i gjatë.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) duhet të publikojë propozimin për uljen e niveleve të nikotinës dhe për këtë arsye duhet të marrë edhe komentet e opinionit publike përpara se të marrë vendimin.
Kundër kësaj mase kompanitë e duhanit mund të ngrenë një padi për të zgjatur kohën e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
Nisma do të ishte më ambiciozja dhe më e gjera që nga viti 1998, kur ”Big Tobacco” pagoi 200 miliardë dollarë për të ndihmuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të paguajnë shpenzimet e kujdesit shëndetësor të duhanpirësve./ a.jor.























